Arrestohen 8 persona në Tiranë, shpallen në kërkim 2 të tjerë

0
Shpërndaje lajmin

Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijës së tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin 45 vjeç, banues në Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 19 vjeç. Këta shtetas, duke drejtuar automjetet, në Borizanë, janë përfshirë në një aksident rrugor si pasojë e të cilit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në këto dy automjete, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasit:
– 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– 50 vjeç, dhe 51 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– 27 vjeç, banues në Kavajë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit 28 vjeç dhe 48 vjeç, banues në fshatin Brar, Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 20:30, në fshatin Brar, dyshohet se shtetasi ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Shtetasi ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *