Arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit, po transportonte ilegalisht një turke
Një 25-vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit teksa pajiste një shtetase turke, me pasaportë false për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
B.J., 25 vjeç, banues në Zvicër akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një spanjoll në pankinë, zgjidhet trajneri i ri i Portugalisë
I arrestuar për 137 kg kokainë, jepet dënimi për Gentian Malindin