November 29, 2021

Arrestohet djali i kryetarit të komunës në Kosovë për shitblerje të votës

Shpërndaje lajmin

Djali i kryetarit aktual të komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviq, është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për shitblerje të votës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka.

Sipas Ukës, përveç djalit të Dejanoviqit, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilët janë të afërm të kandidatëve për asamblistë.

Njëri prej të arrestuarve është djali i kandidatit për asamblist, ndërsa një tjetër, bashkëshorti i kandidates për asambliste.

“Janë arrestuar një shqiptar edhe tre serbë. Unë e kam dërguar sot në gjykatë rastin për blerje dhe shitje të votës. Se aty kemi edhe blerës edhe shitës. Shqiptari e ka blerë votën, ndërsa serbët e kanë shitur” tha Uka.

Uka njoftoi se të arrestuarve iu janë gjetur vizitkarta të Listës Serbe, fletëvotime edhe dy bankënota nga 100 euro.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kishte njoftuar se mbrëmë në orët e vona janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., nën dyshim për blerje të votës./Kallxo


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *