Arrestohet iraniani në Gjermani, dyshohet se po planifikonte sulm terrorist

Shpërndaje lajmin

Një iranian është arrestuar në Gjermaninë perëndimore, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm me motive islamike.
Sipas policisë dhe prokurorëve, ai do të përdorte lëndë kimike si cianid dhe ricin, shkruan Le Monde.
Policia e Munster dhe zyra e prokurorit të Dusseldorfit thanë në një deklaratë për shtyp se oficerët kontrolluan banesën e 32-vjeçarit në qytetin Castrop-Rauxel.
Ai do të dalë në gjykatë në ditët në vijim, teksa autoritetet gjermane janë alarmuar pak ditë më parë nga një agjenci e huaj e inteligjencës për rrezikun e një sulmi kimik.
Gjermania ka qenë në shënjestër vitet e fundit nga disa sulme terroriste me motive islamike.
LEXONI GJITHASHTU

Fotoja që çon në burg protestuesit iranianë
Irani var dy protestues të tjerë
Ukraina: Kemi rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar nga Irani që nga shtatori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *