Arrestohet në Norvegji mercenari i “Wagner”, avokati: Gati të tregojë krimet

Shpërndaje lajmin

Një ish-komandant i grupit paraushtarak rus “Wagner”, i cili më herët gjatë muajit kërkoi azil në Norvegji, është arrestuar të hënën nga policia e këtij vendi.
Sipas një zëdhënësi të policisë së shtetit nordik, Andrey Medvedev po mbahet në gjendje ndalimi në bazë të Aktit të Emigracionit.
Avokati i 26-vjeçarit ka thënë për BBC se ushtaraku është transferuar në një qendër burgimi në zonën e Oslos.
Medvedev, që kaloi në Norvegji nga veriu ekstrem i Rusisë dy javë më parë, besohet të jetë anëtari i parë i grupit “Wagner” që dezerton në Perëndim.
Lëvizja e autoriteteve norvegjeze erdhi pasi policia arriti në përfundimin se situata e tij ishte shumë e rrezikshme.
Avokati i ish-komandantit ka saktësuar se arrestimi do të thotë se ai do të mbahet nën masa të larta sigurie, por ka shtuar se ish-mercenari po trajtohet edhe si dëshmitar, pasi ka deklaruar se është gati të tregojë krimet e grupit ku aderonte.
Kompania e mercenarëve, e cila ka lidhje të ngushta me Kremlinin, është përdorur në shumë operacione ruse dhe autoritetet britanike vlerësojnë se ajo përbën 10 për qind të forcave të Moskës në Ukrainë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare
Kreu i Wagnerit: Luftëtarët e mi mund të mësojnë nga ushtria e Ukrainës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *