Arrestohet në Tiranë 56-vjeçari i kërkuar nga Spanja për drogë

Shpërndaje lajmin

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia spanjolle.
Nikolin Janina, 56 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.
56-vjeçari nga Tirana është shqiptari i tretë që do të ekstradohet drejt Spanjës pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve.
Një ditë më parë u mundësuar për herë të parë ekstradimi në Spanjë i dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi.
Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Republikën e Italisë, Mbretërinë e Bashkuar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Republikën e Kosovës dhe së fundmi edhe me Mbretërinë e Spanjës.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ekstradohen 2 shqiptarët e parë në Spanjë
Vrasësi i ish-drejtorit të policisë, ekstradohet nga Gjermania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *