Arrestohet një person në lidhje me vdekjen e Shqiponja Isufit, dyshohet për vrasje

0
Shpërndaje lajmin

Të dielën, një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG. Policia ka arrestuar një burrë lidhur me rastin për të cilin prokurori publik supozon se kemi të bëjmë me një vrasje.
Viktima është 41-vjeçarja Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.
Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes, transmeton albinfo.ch. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, por arritën të gjenin gruan 41-vjeçare, vetëm të vdekur.
Hetimet e filluara kanë konstatuar mungesë qartësie rreth situatës. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.
Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar, shtetas zviceran me prejardhje nga Maqedonia, që ishte bashkëshorti i n i të ndjerës, shkruan Tagesanzeiger.ch.
Prokuroria publike ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme. Megjithatë, vlen prezumimi i pafajësisë. Rrethanat e sakta dhe prapavija janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *