Arrestohet shqiptari kre i bandës në Gjermani, transportonin në masa të mëdha lëndë narkotike

Shpërndaje lajmin

Një operacion blic është zhviluar sot në Gjermani e cila ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale që trafikonte drogë. Në krye të këtij grupi, siç raportojnë edhe mediat e huaja të cilat i referohen hetimeve lidhur me rastin, qëndronte një shqiptar i identifikuar si Trajku A. Katër ishin anëtarët e bandës të cilët sot kanë dalë para gjykatës së qarkut të Chemnitz.
Shqiptari, siriani, një çek dhe një sllovak mësohet se tregtonin drogë në masë.
Kontaktet e Trajkut kanë arritur në skenën e Lajpcigut, ku në vitin 2019 ai ka porositur vazhdimisht kilogramë të dyshuar të llojit marijuanë brenda pak muajsh. Herë ishte dymbëdhjetë kilogramë, herë njëzet, herë dhjetë.
Prej ditës së martë, autori kryesor Trajko A. është përgjegjës ndër të tjera për trafikun në grup të sasive të mëdha të narkotikëve, për të cilin parashikohet dënimi me burg nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *