January 14, 2022

Arrestohet shqiptari në Itali, e denoncojnë vajzat: Na përdhunoi për vite me radhë

Shpërndaje lajmin

Një 56-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Gorgonzola, u arrestua për keqtrajtimin e gruas dhe dhunë seksuale ndaj dy vajzave të tij. Mediat italiane kanë publikuar detaje tronditëse lidhur me rastin në fjalë, ku i arrestuari akuzohet se ka përdhunuar vajzat e tij kur ishin 4 dhe 5 vjeç dhe vazhdoi për vite me radhë .

Pasi u përball me akuzat, 56-vjeçari shqiptar u la në burg nga gjykata deri në pritje të vendimit përfundimtar për të. Mësohet se pas një grindjeje tjetër të ashpër, të shkaktuar për arsye ekonomike, vajza e madhe, tani 29 vjeç, shkoi për të denoncuar babanë e saj te karabinierët . Nga atje doli e gjithë historia: dhuna seksuale e vuajtur nga babai në vitet midis 1999 dhe 2002, ose nga kur ajo ishte 5 vjeç deri në moshën 8 vjeç. Po ashtu ajo denoncoi edhe përdhunim kundër motrës së saj të vogël që ishte 4 vjeç, që vazhdoi nga 2004 në 2013.

Sipas hetimit, burri i varur nga alkooli dhe bixhozi , pa një punë të qëndrueshme, kërcënonte vazhdimisht dy vajzat dhe nënën e tyre me vdekje dhe i rrihte me shkelma dhe grushte. e.l/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *