ARRSH: Përmirësim në akset rrugore, po pastrohet rruga Elbasan-Rrogozhinë

Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mëngjesin e sotëm në lidhje me situatën e rrugëve në vend pas përmbytjeve. ARrSH njofton se reshjet e shiut dhe të borës kanë ndaluar ndërkohë që kanë nisur punimet për heqjen e gurëve që ndodhen në aksin Elbasan-Rogozhinë.

NJOFTIMI I ARRSH:

Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit.
Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kryesore


Share

Komente