Arsenal fiton me përmbysje ndaj Manchester United-it

Shpërndaje lajmin

Arsenal ka mposhtur Mannchester United me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.
Në ndeshjen që dhuroi spektakël gjatë 90 minutave lojë, u realizuan pesë gola dhe pati përmbysje të rezultatit.
“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi në minutën e 17’ me golin e Marcus Rashford, por “Gunners” reaguan shpejt duke barazuar në minutën e 24’ me golin e Nketiah.
Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm ku Bakayo Saka e kaloi Arsenalin për herë të parë në epërsi duke realizuar për 2-1 në minutën e 53’, por mysafirët u rikthyen në lojë gjashtë minuta më vonë kur Lisandro Martinez shënoi për 2-2.
Kur po mendohej se skuadrat do t’i ndanin pikët, në skenë doli Nketiah që realizoi nga afërsia për 3-2 dhe fitoren e Arsenalit në minutën e 90’.
Më këtë fitore, skuadra e Miel Artetas kryeson renditjen me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse United renditet i katërti me 39 pikë.
LEXONI GJITHASHTU

Tjetër goditje për Dani Alves, skuadra i ndërpret kontratën
Bayern barazon me Leipzig, Sommer pëson gol në debutim
Gjykata ‘godet’ Juventusin, Zonjës së Vjetër i hiqen 15 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *