Arsenal futet në garë për shërbimet e Lautaro Martinez

Shpërndaje lajmin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është vënë përsëri në listën e dëshirave të klubeve evropiane.
Atletico Madrid është i pari ekip që ka krijuar një interes serioz për shërbimet e sulmuesit argjentinas. “Toro” ka një kontratë deri në vitin 2026 me klubin zikaltër, por heqja e klauzolës së tij në momentin e rinovimin të kontratës së re, e ka bërë më të thjeshtë për klubet e tjera.
Arsenal tashmë është futur në garë për Lautaron dhe po ushtron presion mbi klubin spanjoll. 24 vjeçari po kalon një periudhë të vështirë ku e ka gjetur rrallë rrjetën e portës, por përsëri ai mbetet një sulmues bindës, ku ndihmon shumë në fushë.
Lautaro Martinez vlerësohet minimalisht 70 milionë euro nga Interi, por do të ishte i gatshëm ta lejonte të largohej për një shifër të përafërt me 90 milionë euro./ h.ll/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.