Arsenali ndalet sërish, ‘djajtë e kuq’ parakalojnë Newcastlen

0
Shpërndaje lajmin

Pozitat e Arsenalit në tabelën e klasifikimit po vështirësohen dita ditës, me topçinjtë të cilët po lënë pikë edhe në përballje ndaj skuadrave në mesin e tabelës. Derbi me Uest Hemin u mbyll në shifrat 2-2 dhe pse ‘gonersat’ kaluan të parët në avantazh me Zhesus, e më pas duke dyfishuar me Odegard. Në minutat në vijim vendasit shënuan dy gola me Benramën dhe Bouen duke rrëmbyer një pikë shprese.
Në dy ndeshjet e fundit Arsenali ka grumbulluar vetëm 2 pikë, në barazimin me Liverpulin dhe tanimë me Uest Hemin. Në këto pozita, diferenca me vendin e 2 që mbahet nga Mancester Siti është vetëm 4 pikë, ndërkohë që të dyja skuadrat kanë një përballje direkt me njëra-tjetrën që do të jetë deçizive për vijimin e kampionatit.
Në përballjen tjetër të së dielës, Mancester Juanjtid ka fituar pa vështirësi ndaj Notingemit në transfertë. Pjesa e parë u zgjidh me një gol të Entoni që kaloi në avantazh djajtë e kuq. Në të dytin portugezi Dalot shënoi dhe golin e sigurisë, duke vulosur triumfin 2-0. Me këtë 3 pikësh, Mancester Junajtid ngjitet në vendin e tretë në tabelë, duke lënë pas Njukasëllin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *