Arsenali nuk e lejon largimin e Smith Rowe

0
Shpërndaje lajmin

Arsenali nuk do të lejojë largimin e Emile Smith Rowe këtë afat kalimtar të janarit.
“Daily Mail” ka raportuar se klubi londinez ka refuzuar çdo qasje të klubeve tjera për mesfushorin, transmeton Gazeta Express.
Aston Villa, West Ham United dhe Newcastle United janë tri prej klubeve të interesuara për shërbimet e Smith Rowe.
Anglezi mendohet të jetë i hapur për një largim, duke marrë parasysh se te Arsenali nuk po ka hapësira të mjaftueshme.
23-vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke regjistruar në total 245 minuta.
Futbollisti, që është produkt i akademisë së Arsenalit, me “Topçinjtë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Sipas “Transfermarkt”, Emile Smith Rowe në tregun e transferimeve vlerësohet me 25 milionë euro. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *