Arsimtarët në RMV paralajmërojnë grevë urie, kërkojnë rritje pagash me 18%

Shpërndaje lajmin

Arsimtarët i kanë dhënë afat Qeverisë së Maqedonisë së Veriut deri më 11 prill për t’ua rritur pagat me 18 për qind ose në të kundërtën do të nisin grevë masive.
Paralajmërimi është bërë nga Sindikatat e Arsimit, të cilët thonë se pagat e mësuesve janë nën mesataren në nivel shtetëror.
Ata do të shkojnë në punë, por nuk do të zhvillojnë mësim.
“Gjatë viteve të fundit paga minimale është rritur vazhdimisht ndërsa pagat tona janë rritur minimalisht. Kemi situatë kur një mësimdhënës që ligjëron në shkollë fillore apo të mesme merr pagë afër asaj minimale, ndërsa në çerdhe ka paga nën apo afër minimales që është shumë e pahijshme për një kuadër të tillë”, thotë Zenafer Bajmak, profesor gjimnazi.
Profesori Bajmak i cili punon si profesor i matematikës mbi 25 vite thotë se ndjenja e profesorëve është se janë të degraduar dhe kanë nevojë të ndjehen të vlerësuar.
“Presim ndonjë zgjidhje të denjë për neve që të mund të shkojmë lirshëm në punë pa u ndjerë të degraduar, dhe të mund të shkojmë në shtëpi me krenari te fëmijët dhe tu themi se punojmë diçka me të cilën mund të jetojmë jetë normale”, shprehet Bajmak.
Qeveria ka treguar gatishmëri për dialog por ende nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse do ketë rritje dhe sa do jetë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mësuesit në Kosovë dhe RMV paralajmërojnë grevë
Mbi 29% e popullsisë në RMV shqiptarë, publikohen të dhënat e Censusit
The post Arsimtarët në RMV paralajmërojnë grevë urie, kërkojnë rritje pagash me 18% first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.