Artizania e tirqeve/ Kukës, end në vejke prej moshës 18-vjeçare

0
Shpërndaje lajmin

Punimet e para në vekë i realizoi kur ishte 18 vjeç. Nga nëna dhe gjyshja trashëgoi jo vetëm sekretet e zanatit por edhe dashurinë për të.
Mimoza Rata është një ndër artizanet e Kukësit. Fillimisht zanatin e ushtronte në shtëpi.
Pas shumë vitesh më në fund ja ka dalë të ketë një dyqan ku ka ekspozuar gjithë veshjet e traditës realizuar nga duart e saj.
Me këtë punë mban familjen. Por është shumë më tepër se kaq. Është një punë që mban gjallë pasionin e saj dhe traditën shekullore të zonës.
Ndër veshjet tradicionale më e vështira thotë se janë tirqet.
Kostumet popullore që end më shumë kujdes janë të kërkuara jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Britani.
Me të njëjtën dashuri siç e mësoi këtë zanat po përpiqet t`ua përcjellë edhe vajzave të saj të cilat kanë nisur të endin në vekë veshjet e tyre te para./

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *