Asetet e Fondeve Pensionale në Kosovë arritën në 2.61 miliardë euro

0
Shpërndaje lajmin

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit gusht 2023 kanë arritur vlerën 2.61 miliardë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 2.78 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, përcjell albinfo.ch.
“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 75.9%  të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në gusht 2023 ka arritur në 1.98 miliardë euro, duke shënuar rënie për 10.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në raportin për statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin gusht 2023 të BQK-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *