Asgjësohen 453 bimë kanabis në Mat, në kërkim dy vëllezërit

0
Shpërndaje lajmin

Policia ka finalizuar fazën e 5-të e operacionit antikanabis i koduar “Kreshta të Pastra” në Mat dhe si rezultat janë zbuluar dhe asgjësuar 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve. Po ashtu, është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Madhesh dhe Inspektori i shërbimit pyjor, për shpërdorim të detyrës.
Njoftimi:
Mat/Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e 5-të e operacionit antikanabis i koduar “Kreshta të Pastra”.
Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Evidentohen në fshatin Madhesh dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Madhesh dhe Inspektori i shërbimit pyjor, për shpërdorim të detyrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë finalizuar fazën e 5-të, të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, ku kanë konstatuar në fshatin Madhesh, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.
Nga kryerja e veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht shtetasit Xh.Gj., 58 vjeç; N.Gj., 52 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Madhesh. Vijon puna për kapjen e tyre.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Z.Gj., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe B.B., 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.
Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *