Asgjësohen mbi 116 mijë rrënjë kanabisi, Policia bën bilancin e vitit
Mbi 116 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar përgjatë këtij viti në 548 raste të identifikuara në të gjithë vendin.
Bilanci u bë publik në konferencën e përvitshme mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, për kontrollin e territorit. 352 persona kanë qenë të implikuar në këtë veprimtari, nga të cilët 157 janë arrestuar në flagrancë apo janë ndaluar.
Gjatë këtij viti u goditën edhe 24 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kërkoi integritet moral të punonjësve të policisë, për të mos u bërë bashkëpunëtorë në krim.
LEXONI GJITHASHTU:
Gert Shehu kërkon që të mos ndiqen penalisht truprojat e Sali Berishës
Nesër seanca gjyqësore për Gert Shehun, dy akuzat që rëndojnë mbi të
Varësitë që shkatërrojnë jetën, llojet nga të cilat rrezikojmë të prekemi