Askush nuk mendoi se do zgjasnin bashkë, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip festojnë 73 vjetorin e martesës

Share

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, Duka i Edinburghut, festojnë sot 73-vjetorin e martesës së tyre.

Më 20 nëntor 1947, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip u betuan për dashuri të përjetshme në mjedisin e bukur të Abacisë Westminster në Londër.

Për përvjetorin ata publikuan një portret të ri zyrtar në rrjetet e tyre sociale: një foto të bërë nga Chris Jackson në Oak Room të Windsor Castle ku ata shfaqen të ulur në divan pranë njëri-tjetrit duke parë një kartolinë.

Në fakt kjo kartolinë është dhuratën e Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Mbretëresha shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë bojëqielli dhe me perla përreth qafës ndërsa Duka me kostum. Mbretëresha e Duka morën letra të shumta, në këtë përvjetor martese që i gjeti të karantinuar në kështjellë për shkak të pandemisë.

Kur Elizabeth dhe Philip u martuan, askush nuk do të vinte bast për një të ardhme kaq të ndritur për ta.

Bashkimi i tyre, për të cilin u fol shumë, fillimisht u pengua për shkak se është konsideruar i papërshtatshëm prej faktit që ai ishte i huaj, ishte princ i Greqisë, por për dashurinë, ai hoqi dorë nga titujt e tij, dhe faktit që motrat e tij ishin martuar me aristokratët afër nazizmit.

73 vjet më vonë, ata shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ata kanë 4 fëmijë: Charles , trashëgimtari i fronit, Anna , Andrea dhe Edoardo.

640 0 5fb7ef17b9c71
auto 085038574 17b74046 ccc6 4198 a58a afeb6e5b000f1605868355
auto 085040011 d5ca0b22 89d8 42cf 9029 a3601ae1ff161605868354
auto 085039085 fe71d286 d80e 4756 bc77 22f20e423ce41605868354

The post Askush nuk mendoi se do zgjasnin bashkë, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip festojnë 73 vjetorin e martesës appeared first on Media .


Share

Komente