Asnjë humbje jete dhe 9 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:
Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Dibër, Selenicë, Gjirokastër.
Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 28 Janar 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395
Testime totale 2,030,016
Raste pozitive 333,219
Raste të shëruara 329,495
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 100
Vlorë 12
Fier 9
Durrës. 2
Lezhë. 1
Berat. 1
Shkodër 1
Dibër. 1
Gjirokastër. 1