September 20, 2021

Asnjë kuti e hapur, ky është qarku i vetëm ku nuk ka nisur numërimi

Shpërndaje lajmin

Ndërkohë që  procesi i numërimit ka nisur në vend, në një qark ende nuk është numëruar asnjë fletë votimit. Bëhet fjalë për Durrësin, ku ende nuk është hapur asnjë kuti votimi për t’u numëruar.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj ka qenë trajnimi i numëruesve që ka penguar nisjen e procesit të numërimit. Pritet që nga momenti në moment të nisin të hapen kutitë e para.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ në rang vendi janë numëruar më shumë se 11 000 fletë votimi.

Deri më tani janë numëruar 11134 fletë votimi, nga të cilat 5708 ose 51.27 për qind janë për Partinë Socialiste; 4317 ose 38.77 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 825 vota ose 7.41 për qind janë për LSI-në.

Ndërkohë, 158 vota ose 1.42 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Ndiq në abcnews.al rezultatin LIVE. g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *