‘Asnjë nuk është i interesuar’, historia e gjeniut të papunë

Shpërndaje lajmin

Është një gjeni për memorien kompjuterike që ka, por është i papunë. Euroneës Albania ka intervistuar Romeo Dedën, 37-vjeçarin nga Tirana që pavarësisht aftësive, nuk ka gjetur punë, as në shtet, as në privat.
Kujtesa e Romeos është njësoj me atë të një kompjuteri. Ai po pret të hyjë në rekordet Gines pasi mund të përcaktojë çfarë dite e javës ka qenë çdo datë në kalendar, mijëra vite në të shkuarën ose mijëra vite në të ardhmen.
Ai u shpreh se ka 5 javë që ka kërkuar punë në zyrën e punës, por asnjë nuk është interesuar. Me kujtesën që ka, mund të memorizojë të gjithë regjistrat e gjendjeve civile në vend, ndaj veten e sheh në një zyrë që ka lidhje me numrat dhe me datat.
Në ligjin shqiptar është i detyrueshëm punësimi i një numri të caktuar personash me aftësi të kufizuar nëpër institucione dhe Romeo ka humbur njërin sy, ndërsa me tjetrin sheh shumë pak.
Në 2019-n nga 542 persona me aftësi të kufizuar që kërkonin punë, vetëm 82 rezultonin të punësuar. Në zyrat e punësimit, online të shfaqen vetëm 13 oferta pune për këta persona.
Romeo jeton i vetëm, lëviz i vetëm në kryeqytet dhe thotë se nuk e ka problem të shkojë i vetëm në punë. Gjithmonë kur dikush të vlerësojë aftësinë e tij përtej të zakonshmes.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mbi 20 mijë lekë në muaj, kostoja e ilaçeve për personat me aftësi të kufizuar

Leave a Reply

Your email address will not be published.