“Asnjë tolerancë për shkelësit”, Policia e Korçës masa për natën e ndërrimit të viteve
Korca do të presë vizitorë të shumtë natën e ndërrimit të viteve ndërsa prej ditësh hotelet dhe bujtinat në qytetet e fshatrat turistike janë prenotuar.
Për të garantuar siguri në këto ditë të mbetura të dhjetorit e veçanërisht të dielën policia ka marrë masa.
Kreshnik Skëndo, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore deklaron se shkeljet nuk do të tolerohen.
Përvec drejtuesve të mjeteve kujdes të shtuar kërkohet edhe nga këmbësorët.
Për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve natën e ndërrimit të vitit policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin.