Asnjë viktimë dhe 32 raste të reja me Covid në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin e fundit për Covid-19. MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit 32 qytetarë janë infektuar me koronavirus dhe nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe janë shëruar 36 persona. Numri i rasteve aktive është 593.
Raporti i plotë:
29 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID-   19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të  shëruarve është 223.684.
Në total numri i rasteve aktive është 593.

Leave a Reply

Your email address will not be published.