Astrit Patozi: Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të të njëjtit pleh

Share

SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin publik, që mund të shërbente sadopak edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Shkruan Astrit Patozi

SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin publik, që mund të shërbente sadopak edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Mjafton të hetonte dhe dërgonte shpejt në gjykatë këtë çështjen e vilës së Farkës.

Që të paktën të mos kishim njëkohësisht dy gjela, duke kënduar majë të njëjtit pleh dhe për të njëjtën temë.

Sepse njëri prej tyre duhet të dënohet dhe çertifikohet si mashtrues me letra, mundësisht përpara se të votohet për parlamentin e ardhshëm.

Dhe këtu bëhet fjalë për raportin, që kanë me të vërtetën në kohë fushate dhe, jo për pasuritë apo lekët, se për ato nuk kemi dyshim që të dyja palët nuk e kanë problem. Ngaqë bashkë i kanë bërë dhe bashkë po i shtojnë, pak rëndësi ka statusi politik, nëse janë në qeveri apo në opozitë.

Jo për gjë, por e vërteta alternative nuk ekziston. Ajo është thjesht një shpikje e të marrëve dhe sharlatanëve politikë.

Ndërkohë që publiku ka të drejtë ta mësojë përpara 25 prillit se cili prej dy gjelave po gënjen në mes të sheshit, ditën për diell dhe pa iu dridhur fare qerpiku, kur na ndajnë vetëm tre muaj nga dita finale e verdiktit të sovranit.


Share

Komente