Astrit Patozi: Për ata që janë të shqetësuar vetëm për tenderat e KQZ-së

Share

Meqë janë në këtë pritje të ëmbël, pse nuk i kërkojnë KQZ-së që të botojë të plotë Kodin Zgjedhor si dhe ligjin për partitë politike

Shkruan Astrit Patozi 

Shikoj se janë shumë të shqetësuar për tenderat e teknologjisë, që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ua kuptoj tamam hallin. Natyrisht, që për votën e lirë e kanë, se nuk mund të jetë ndonjë arsye tjetër.

Por meqë janë në këtë pritje të ëmbël, pse nuk i kërkojnë KQZ-së që të botojë të plotë Kodin Zgjedhor si dhe ligjin për partitë politike.

Se me aq shumë ndryshime, sa u janë bërë atyre, do të ngatërrohen edhe juristët e vet, lëre më pastaj subjektet dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje.

Jo për gjë, por nuk duhen shumë për këtë punë, ndaj edhe nuk kanë pse të kenë frikë se do të preket fondi i tenderave të teknologjisë.

Madje, që ta bëjnë falas fare, KQZ-ja le t’i botojë ato të paktën vetëm në versionin elektronik, sepse mund të kursehen ca lekë xhepi dhe nga mosprintimi i disa pak kopjeve.


Share

Komente