Astrit Patozi shfaqet si kurrë më parë, emocionon me këngën kushtuar Sokol Olldashit (VIDEO)

Share

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka larguar për një moment vëmendjen nga politika. Ish-deputeti ka publikuar në rrjetet sociale një video duke i rënë kitarës dhe duke kënduar. “Si ditën e parë”, shkruan Patozi teksa zbulon një tjetër talent të tijin, të kënduarin.

Mësohet se teksti e këngës është shkruar nga i ndjeri Sokol Olldashi. “Si ditën e parë…” Patozi ia kushton mikut të tij të ndjerë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Deputeti dhe ish-Ministri i Transporteve Sokol Olldashi humbi jetën 7 vite më parë pas një aksidenti tragjik me automjetin e tij, në Krrabë të Tiranës.

VIDEO:

The post Astrit Patozi shfaqet si kurrë më parë, emocionon me këngën kushtuar Sokol Olldashit (VIDEO) appeared first on Lajme.al.


Share

Komente