Astronautët rusë dhe amerikanë ‘harrojnë’ grindjet për konfliktin në Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë u ulën të mërkurën në Kazakistan, pasi u larguan nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në bordin e së njëjtës kapsulë, pavarësisht tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit për konfliktin në Ukrainë.
Fluturimi, që solli në tokë amerikanin Mark Vande Hei dhe rusët Anton Shkaplerov dhe Pyotr Dubirv, ishte monitoruar nga afër për të përcaktuar nëse grindja mes dy ish-kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë do të prekte edhe bashkëpunimin e gjatë hapësinor.
Agjencia ruse e hapësirës, “Roscosmos” transmetoi pamje të kapsulës që ulej në stepat kazake dhe deklaroi se grupe të specializuara teknikësh dhe mjekësh ishin dërguar në vendin e ngjarjes për të kontrolluar të ardhurit.
Vande Hei, që kishte kompletuar misionin e tij të dytë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, theu rekordin e qëndrimit në hapësirë me 355 ditë rresht, duke lënë pas atë prej 340 ditësh të astronautit Scott Kelly në 2016-n.
 
LEXONI GJITHASHTU:

SHBA kritikon Rusinë, raketa anti-satelit e lëshuar nga Moska kërcënoi jetën e 7 astronautëve
Spacex dërgon 4 astronautë në hapësirë
The post Astronautët rusë dhe amerikanë ‘harrojnë’ grindjet për konfliktin në Ukrainë first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.