Atalanta në çerek-finalet e Kupës së Italisë, bergamaskët “shtypin” Kaljarin, ja me kë do të përplaset ekipi i Gasperinit

Share

Atalanta është kualifikuar në raundin çerek-final të Kupës së Italisë. Bergamaskët kanë mundur Kaljarin me rezultatin 3-1.

Mirançuk zhbllokoi ndeshjen në minutën e 43 me një kthesë të bukur në zonën e rreptësisë.

Miqtë barazuan shifrat në minutën e 55 me Sotil, por Muriel në minutën e 61 dhe Sutalo 3 minuta më vonë siguruan fitoren dhe kualifikimin zikaltërve.

Në çerek-finale, Atalanta do të presë fituesin e çiftit Lacio-Parma.


Share

Komente