Atentati i dështuar në Shkodër, Policia tregon kush ishte ‘shënjestra’: U qëllua drejt një 30-vjeçari

Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës

Mësohet emri i shënjestrës së një atentati të dështuar në qytetin e Shkodrës. Persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj 30-vjeçarit T. Pepaj, i cili rezulton person me precedent penal.

Ai u qëllua me armë zjarri teksa qarkullonte me makinë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, mesditën e sotme, ndërsa edhe autorët ishin me makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi të repartit të zjarrfikësve. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, ndërsa automjetet e përfshira në ngjarje janë larguar.

Pepaj rezulton se është arrestuar në vitin 2017 në qytetin e Shkodrës, pasi po në atë vit, në lagjen “Bahçallëk” kishte plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar me inicialet R. Th.

Është e paqartë se si Pepaj ka arritur të fitojë lirinë pas arrestimit për “plagosje të rëndë me dashje”.

Njoftim paraprak nga Policia:

Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve


Share

Komente