Atletiko e Madridit ka regjistruar fitoren e radhës dhe është shkëputur në krye të renditjes.
Të besuarit e Simeones, triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Sevijës. Korrea në minutën e 17 dhe Saul në minutën e 76, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Atletikos, e cila i shkëput në vendin e parë me 41 pikë, 4 më shumë se Reali i vendit të dytë, ndonëse kanë edhe dy ndeshje më pak.