Atletja Gresa Bakraqi thyen edhe një rekord të Kosovës

Shpërndaje lajmin

Atletja më e mirë në Kosovë, Gresa Bakraqi, ka vazhduar me rekorde të reja.
Në mitingun ndërkombëtar të mbajtur në Kroaci, në qytetin e Splitit, ajo bëri gara në vrapimi për 1500 metra.
Bakraqi zuri vendin e parë në garë, ndërsa theu edhe një rekord të ri shtetëror me kohe 4:22:03.

Atletja po vazhdon përgatitjet edhe për garat tjera, pasi e radhës është në muajin maj në Sloveni në disiplinën prej 800 metra.
Gresa Bakraqi po punon për të arritur formën kulminante për garat që janë në muajt qershor, korrik dhe gusht.
Ajo do të garojë në Lojërat Ballkanike, ato Mesdhetare,  Evropiane dhe Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *