September 25, 2021

Atmosferë e zjarrtë mbrëma, qindra tifozë shqiptarë festojnë fitoren e Italisë

Shpërndaje lajmin

Mbrëmë, atmosfera ka qenë e zjarrtë edhe në Tiranë pas fitores së Italisë në “Euro 2020”, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se qindra  tifozë shqiptarë që mbështesnin Italinë apo Anglinë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Pasi kupa shkoi në Romë dhe nuk qëndroi në shtëpinë e saj, të rinjtë festuan, kënduan e valëvitën flamurin me tre ngjyra të Italisë.

Pas një ndeshjeje të gjatë e që mbajti të mbërthyer mijëra njerëz kudo në botë, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”, raporton topchanel.

Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vitesh.

As 90-minutëshi dhe as dy shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë skuadrën fituese. “Axurrët” dhe “3 luanët” provuan fatin e penalltive në Wembley të Londrës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *