Audienca e ulët e Ramës/ Berisha: Shpërthen neveria kombëtare ndaj Edvinit

Share

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur nderim ndaj qytetarëve që “bojkotuan” dje kryeministrin Edi Rama i cili ishte i ftuar në “Real Story”.

Njërëit që kanë ndjekur Ramën mbrëmjen e djeshme kanë qënë të pakët në numër, prandaj Berisha thotë se ka shpërthyer neveria kombëtare ndaj kryeministrit.

“Neveri, neveri, neveri! Shperthen neveria kombetare e papermbajtur ndaj Edvinit! Ajo arrin kulmin historik me vetem 67 ndjekes ne çastin kur ne ekranin e tualetit te Kol Balles ndjekesit, per shkak te gromsirave, per te mos prishur gojen me ate fjalen tjeter qe ai nxjerr nga goja, njerezit braktisen me vrap ekranin ku fliste Edvin Neveria gjersa mbeten vetem 67 vet dhe e nxine ate komplet! Nderim qytetareve te te gjitha bindjeve partiake per xhestin e tyre fisnik, rekordin historik te menderosjes dhe neverise qe arriten me te pashpresin e pakallur”, shkruan Berisha./CNA.al


Share

Komente