Audio-inçizimi për 21 janarin, Balla: E ka thënë dhe Berisha, ka rrahur gjoksin

Shpërndaje lajmin

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli në Euronews Albania në lidhje me denoncimin e bërë në SPAK nga maxhoranca socialiste për 21 janarin.
Balla në fjalën e tij tha se kallëzimi bëhet pas publikimit të një prove të re nga gazetari Artan Hoxha, ku transkriptohen urdhërat e shefit të gardës për të qëlluar mbi protestuesit.
Balla nënvizon se atë që dëgjohet në inçizim e ka thënë Berisha duke rrahur gjoksin disa herë, se do të qëllohej kushdo që do të guxonte të kalonte gardhin e kryeministrisë.
“Së pari më lejoni të sqaroj se në 12 vitet që na ndajnë nga masakra e 21 janarit, PS ka bërë një sërë përpjekjesh qoftë me kallëzime penale, apo qoftë me kërkesa të tjera drejtuar prokurorisë.
Ka pasur informacion të dhëna nga Policia e Shtetit, apo dhe nga Garda e Republikës në vitin 2013 apo 2014. Jemi përpara faktit të një prove të re të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, e cila transkripton urdhërat për të qëlluar ndaj protestuesve nga kreu i gardës.
Kjo është e njëjta gjë e cila është thënë nga Sali Berisha sa herë është pyetur për 21 janarin.
Shpeshherë në mëyrë ironike dhe provokuese ndaj jetëve të humbura dhe ndaj nesh se ne ishim pala e dëmtuar që i thirrëm njerëzit në protestë, duke rrahur gjoksin dhe duke thënë se kushdo që do të kalonte gardhin do të qëllohej përfshirë dhe liderin e opozitës në atë kohë.
Asnjë protestues nuk e ka kaluar gardhin më 21 janar”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:

Veliaj: Rama dhe unë nuk mund të bëjmë prokurorin, SPAK të hetojë 21 janarin
EKSKLUZIVE/ Artan Hoxha rrëfen takimin dy orë e gjysmë në polici për 21 Janarin
Hoxha: 5 emrat që duhet të shkojnë në SPAK urgjentisht, nuk kanë këmbyer gjakun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *