January 12, 2022

Australia në alarm nga “Omicron” mbyll përsëri kufijtë

Shpërndaje lajmin

Australia ka hequr dorë nga vendimi për të lejuar udhëtimet nga disa vende të botës, për shkak të frikës së shkaktuar nga zbulimi i variantit të ri. Autoritetet do lejonin hyrjen e emigrantëve dhe studentëve të vaksinuar nga data 1 dhjetor. Kryeminstri Scott Morrison deklaroi që vendimi do shtyhet për shkak të situatës së krijuar në botë.

Autoritetet shëndetësore zbuluan pesë udhëtarë të infektuar me Omicron gjatë ditëve të mëparshme. Qeveria i ka ndaluar dhe qytetarëve të saj daljen jashtë territorit australian. Kjo strategji është përdorur për të mbajtur nën kontroll pandeminë, por ka ndarë dhe shumë familje.

Australia lejon tani vetëm udhëtimet e qytetarëve të vaksinuar plotësisht të Zelandës së Re dhe Singaporit. Komiteti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se vendimi u bllokua për të parë efikasitetin e vaksinave dhe ndikimin e virusit. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *