April 18, 2021

Austri: Hapja e lokaleve të gastronomisë shtyhet deri në prill

Shpërndaje lajmin

Foto: Screenshot

Pas katër orësh e gjysmë bisedimesh, qeveria dhe kryetarët e Bashkive të landeve në Austri ranë dakord që mos të merret asnjë masë për ndryshime. Të paktën të vazhdohet kështu deri pas festës së Pashkëve, ndonëse numri i infeksioneve me koronavirus çdo ditë e më shumë është në rritje, përcjell albinfo.at.

“Asgjë nuk është lehtësuar dhe as shtrënguar”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Steiermark, Herman Schützenhöfer. Ministri i Shëndetësisë Rudi Anschober i cili kishte në plan të ri për të shtrënguar masat si: ( Teste në hyrje të secilit dyqan (përveç atyre ushqimore), pushime më të gjata të shkollave pas festës së Pashkëve, kërkesa për maskë FFP2 në zyra për dy apo më shumë persona), kryetarët e Bashkive hodhën poshtë gjithçka, raporton heute.at.

Regjionet

Është vendosur që në qytetet regjionale të cilat kalojnë numrin ditor të të infektuarve mbi 400, hyrje – daljet do të bëhen vetëm me teste. Kjo i prek vendet si. Neunkirchen (470), Wiener Neunstadt (458), St.Johann im Pongau (433).

Hapjet

Tarracat e kafeneve dhe restorantet nuk do të hapen deri pas festës së Pashkëve. Por, kjo do të varet gjithashtu nga numri i të infektuarve, shkalla e vaksinimit dhe situata në spitale. Jo zyrtarisht thuhet se hapja e gastronomisë do të bëhet në fund të prillit.

Shkollat ​​dhe kopshtet  e fëmijëve

… nuk janë të mbyllura, gjithçka qëndron ashtu siç është. Mësimi do të vazhdojë të mbahet edhe në distancë.

Vaksinimi

Tetë milionë doza vaksinash pritet të mbërrijnë deri në verë. Kancelari Kurz premtoi të vaksinojë të gjithë mbi 60-vjeçarët në prill dhe të gjithë mbi 50-vjeçarët në maj.

Festa e Pashkëve

Nuk ka rregullore të Pashkëve këtë vit. Të gjitha kufizimet e vizitave qëndrojnë ashtu siç aplikohen deri më tash.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *