Austri: Instruktori i armëve të zjarrit qëllon për vdekje aksidentalisht oficerin e policisë
Autoritetet në Austri njoftuan sot se një instruktor policie për armët e zjarrit aksidentalisht kishte qëlluar për vdekje kolegun e tij oficer gjatë një ushtrimi stërvitor.
Prokurorët në qytetin jugor të Graz-it thanë se instruktori 39-vjeçar u shpërndau oficerëve armët e praktikës oficerëve, por harroi se vetë mbante armën e zjarrit të shërbimit.
Ai kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar nga afër në kurriz një oficer 27-vjeçar, duke e plagosur për vdekje.
Christian Kroschl, zëdhënësi i prokurorisë, tha se nuk ka dyshime që ngjarja e të mërkurës ishte “një aksident”.