November 28, 2021

Austri: Kush refuzon vaksinimin mund të gjobitet me 3600 euro

Shpërndaje lajmin

Në Austri,  duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2022 do të hyjë në fuqi detyrimi i përgjithshëm i vaksinimit. Tashmë është bërë e ditur se sa të larta do të jenë dënimet për ata që refuzojnë të vaksinohen, trasnmeton albinfo.at.

Kështu, personat që refuzojnë vaksinimin e parë mund të gjobiten me 3600 euro.

Skeptikët ndaj vaksinave, ata që nuk duan të marrin dozën e tretë duhet të presin një gjobë prej 1450 euro. Kështu bën të ditur “heute.at” bazuar në një projektligj të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por njerëzit fillimisht do të ftohen në termin vaksinimi dhe vetëm nëse kjo nuk funksionon, do të vendosen gjoba.

Megjithatë, do të ketë përjashtime për personat që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore.

Siç është bërë e ditur tashmë, në Austri, duke filluar nga nesër (22 nëntor) fillon bllokimi total, i ngjashëm me bllokimet e vitit të kaluar, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Javëve të fundit, në vendin fqinj me Zvicrën janë regjistruar shifra shumë të larta të infeksioneve me Covid-19.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *