Austri: Nga 16 prilli hiqen maskat e detyrueshme, pasaporta e gjelbër e vlefshme për një vit

Shpërndaje lajmin

Duke filluar nga e shtuna, 16 prill, Austria largon sërish pothuajse të gjitha masat anti Covid. Rregullorja e re parashikon përfundimin e detyrimit për të mbajtur maskat FFP2 në ambiente të mbyllura, me disa përjashtime. Po ashtu është zgjatur edhe periudha e vlefshmërisë së vaksinës së 3-të në pasaportën e gjelbër.
Sipas rregullores se re të miratuar ditën e enjte thuhet se nuk ka më detyrim të përgjithshëm të popullsisë për të mbajtur maskën FFP2 në ambiente të mbyllura. Ka vetëm një rekomandim duke u bazuar në rregullin e ashtuquajtur 3G.
Megjithatë, kërkesa për bartjen e maskës është ende e vlefshme në spitale, shtëpi pleqsh apo institucione të ngjashme, në transportin publik, taksi, stacione të trenave, në aeroport, si dhe në dyqanet tregtare të konsumit bazë.(Supermarkete, dyqanet e higjienës, trafik, pompa të benzinës, etj).
Në spitale, shtëpi pleqsh dhe institucione të ngjashme, rregullorja 3G mbeten në fuqi për vizitorët, punonjësit dhe ofruesit e shërbimeve të jashtme, raporton albinfo.at
Tutje sipas rregullores së re është shtyrë afati për vaksinimin në pasaportën e Gjelbër. Urdhëresa parashikon që periudha e vlefshmërisë së vaksinës së tretë të zgjatet nga nëntë muaj në dymbëdhjetë muaj.
Dekreti hyn në fuqi më 16 prill dhe do të jetë i vlefshëm deri më 8 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.