Austri, një kupon energjie prej 150 euro

Shpërndaje lajmin

Të mërkurën Këshilli Kombëtar, me votat e ÖVP-së dhe të Gjelbërve, vendosi të kompensojë kostot e energjisë shtëpiake në Austri me një kupon prej 150 eurosh, përcjell albinfo.ch.
Bonusi synon të ulë me këtë shumë faturën e radhës të energjisë elektrike dhe do të aplikohet një herë për çdo vendbanim kryesor, por nuk do të jepet për banesat dytësore.
Për t’u kualifikuar, duhet të fitoni nën një shumë të caktuar. Kufiri i sipërm për një familje me një person është 55,000 euro, dhe për një familje me shumë persona 110,000 euro në vit kalendarik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.