Austria do të ndalojë skitë gjatë pushimeve të Krishtlindjes

Share

Qeveria austriake do të njoftojë nesër ndalimin e turizmit dimëror gjatë periudhës së Krishtlindjes. Ashensorët e skive do të jenë në veprim për banorët, por restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë të mbyllura.

Me këtë vendim qeveria austriake duket se është përkulur ndaj presionit të Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe do të ndalojë skitë gjatë Krishtlindjes, në përpjekje për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit, raportojnë mediat austriake.

Vendimi, pritet të shpallet zyrtarisht të mërkurën, pas mosmarrëveshjeve të nxehta midis Berlinit dhe Vjenës.

Të martën në mëngjes, ministrja e Turizmit e Austrisë akuzoi qeverinë gjermane për ndërhyrje në punët e saj të brendshme, pasi Angela Merkel kërkoi ndalim të skive gjatë pushimeve. Kancelarja siguroi mbështetjen e qeverive italiane dhe franceze, si dhe udhëheqësve të 16 shteteve gjermane.

Sipas raporteve fillestare, vendpushimet austriake, duke përfshirë hotele, restorante dhe shkolla të skive do të mbyllen në janar. Në disa vendpushime, ashensorët e skive pritet të qëndrojnë të hapura, por turistëve do t’u thuhet të qëndrojnë larg.

Merkel tha javën e kaluar se do të kërkojë aleancë brenda Evropës për të mbështetur përpjekjet e saj për mbylljen e vendpushimeve të skive të paktën deri në vitin e ri, mes frikës nga një përsëritje e ngjarjeve dimrin e kaluar kur vendpushimet austriake u kthyen në një terren përhapjeje për virusin.


Share

Komente