Austria duhet të kursejë dy herë më shumë gaz sesa vendet e tjera të BE-së

Shpërndaje lajmin

Ditët në vijim pothuajse asnjë gaz rus nuk do të zbresë në Evropë, pasi gazsjellësi Nord Stream 1 i Detit Baltik ndërpritet për punë mirëmbajtjeje, përcjell albinfo.at.
Megjithatë, një ndalesë e plotë e dërgesës nuk do të ndikonte në të gjitha vendet evropiane në të njëjtën mënyrë, thotë Die Presse.
Për shkak të varësisë së saj nga energjia ruse, Austrisë do t’i duhej të kursente dy herë më shumë se vendet e tjera të Bashkimit Evropian për të kaluar dimrin në mënyrë të sigurt.
Thirrje u bëhet çdo austriaku që të kursejë energji elektrike, me aq sa mundet. /Albinfo.at

Leave a Reply

Your email address will not be published.