Austria eliminohet nga “Euro 2020” – Kurz: Krenarë me ju!

Share

Përkundër humbjes, austriakët treguan shpirt luftarak, pas ndeshjës trajneri i Austrisë, Franco Foda, dha një deklaratë ku tha:

“Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer me eliminimin, por e gjithë Austria mund të jetë krenare për këtë ekip. Në fillim, ne donim të sulmonim lart, por Italia ishte shumë e fortë dhe ishin në gjendje të luanin mënyrën e tyre të lojës përmes presionit tonë “.

“Unë kurrë nuk kam marrë kaq shumë komplimente nga një kundërshtar, ishte një lojë e shkëlqyeshme“.

Në mbështetje të lojtarëve ka dalë edhe kancelari Kurz, i cili ka përgëzuar ekipin e tij kombëtar.

“Faleminderit për këtë turne të shkëlqyeshëm, një ndeshje sensacionale dhe mbi të gjitha në përballjen e sotme. Ju dhatë gjithçka deri në minutën e fundit. Ne jemi krenar për ju!”, ka shkruar Kurz në Twitter, përcjell albinfo.at

Austria e mbyll aventurën në “Euro 2020” pas një ndeshje shumë të mirë që zhvilluan, por që në fund pësuan humbje nga ‘Azzurët’.

Komento