December 6, 2021

Austria fut në karantinë të pavaksinuarit

Shpërndaje lajmin

Rreth dy milionë njerëz që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 janë vendosur në izolim në Austri pasi vendi përballet me një rritje të rasteve, raporton BBC.

“Ky hap nuk është i lehtë, por i nevojshëm”, tha kancelari Alexander Schallenberg.

Personat e pavaksinuar do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të kufizuara, si puna ose blerja e ushqimit.

Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga vendet me normën më të ulët në Europën Perëndimore.

Ndërkohë, shkalla e infeksionit 7-ditor është më shumë se 800 raste për 100,000 njerëz, që është një nga më të lartat në Europë.

Në përgjithësi, Europa është bërë sërish rajoni më i prekur nga pandemia dhe disa vende po vendosin kufizime dhe paralajmërojnë për shtim të rasteve./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *