October 25, 2021

Austria nuk i ka mundur kurrë, Mancini mendon për penalltitë dhe zgjedh 5 goditësit

Shpërndaje lajmin

Kampionati Europian ka hyrë në fazën finale. Me tre fitore, 7 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, Italia po kalon një formë të shkëlqyer. Asnjë ekip nuk ka impresionuar më së shumti deri më tani se ata, që u kualifikuan të parët në grupin A me pikë të plota, duke e çuar në 11 numrin radhazi të fitoreve pa pësuar asnjë gol.

Gjithashtu ata vendosën një rekord unik, duke qenë skuadra e vetme në historinë e Europianëve, që fiton tre ndeshjet e grupit, pa pësuar asnjë gol. Këtë herë përballë do jetë Austria, që u kualifikua si e dyta e grupit C dhe pësoi vetëm një humbje me Holandën.

Italia në sfidën që luhet në orën 21:00 në “Wembley”, në kushtet më të mira të mundshme fizike, pasi trajneri Roberto Mancini u mbështet te rotacioni kundër Uellsit. Në 13 ndeshjet e fundit mes dy kombëtareve, Italia ka triumfuar në 10 prej tyre, ndërsa 3 sfida kanë përfunduar në barazim.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Italia ka zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj sfide. Të kaltrit si gjithmonë janë përgatitur për gjithçka dhe mediet zbulojnë se Mancini ka zgjedhur edhe goditësit e penalltive në rast se ndeshja merr atë rrjedhë.

Nëse janë të nevojshme dhe kushtet e lejojnë atë, Jorginho, Immobile, Acerbi, Berardi dhe Bonucci do të jenë 5 lojtarët, që do gjuajnë penalltitë vendimtare. Në portë nuk ka dyshime për Gianluigi Donnarumma. Penalltitë nuk janë të panjohura për Italinë në të tilla kompeticione.

Mjafton të përmendim se në katër edicionet e fundit të Europianit, në të cilët ata e kanë kaluar grupin, i është dashur të shkojnë deri te penalltitë. E kanë bërë këtë ndaj Holandës në vitin 2000, Spanjës në 2008, me Anglinë në 2012 dhe me Gjermaninë në 2016. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *