Austria redukton importin e gazit rus

Shpërndaje lajmin

Kompania energjetike austriake OMV deklaroi se po merr 70% më pak gaz nga Rusia sesa ka porositur, pasi ka filluar puna e mirëmbajtjes në tubacionin Nord Stream 1 që lidh Rusinë me Gjermaninë nën Detin Baltik.
Javët e fundit, OMV ka marrë gjithashtu një shumë dukshëm më të ulët se shuma e porositur.
Sipas autoritetit rregullator E-Control, sasitë e gazit të siguruara përmes tregjeve të tjera janë ende të mjaftueshme për të garantuar furnizimet austriake për momentin.
“Ka mjaftueshëm për të mbuluar kërkesën ditore austriake dhe madje pak më shumë për depozitim”, theksoi Wolfgang Urbantschitsch, anëtar i bordit të drejtorëve të E-Control.
Sipas E-Control, depozitimi austriak i gazit është aktualisht në 48% të kapacitetit, që korrespondon me kërkesën për gjashtë muaj. Synimi është që në fillim të periudhës së ngrohjes në nëntor të arrihet 80%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.