Austria synon heqjen e të gjitha kufizimeve për COVID-19

Shpërndaje lajmin

Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon të heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti.
Ai ka thënë për të përditshmen Kronne Zeitung që në rast se ndodh diçka e tillë, COVID19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – nuk do të ishte më sëmundje serioze dhe shteti do t’i kthehej normales.
Sipas tij, vala aktuale e pandemisë në Kinë nuk përbën rrezik të madh në Austri.
“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Nuk shoh shenja të kërcënimit në këtë moment”.
Ndonëse ministri austriak ka thënë se nuk pret zhdukje të virusit, ai ka përmendur se Austria është e përgatitur.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kurti vizitë zyrtare në Vjenë, pritet nga kancelari austriak
Mbi 60 mijë viktima nga COVID-19 në Kinë brenda një muaji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *