Autobusi nga Kosova aksidentohet në Dusseldorf të Gjermanisë
Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani.
Autobusi i kompanisë ”Barileva Turist”, është përplasur me një tramvaj, shkruan albinfo.ch
Sipas një zëdhënësi të policisë, drejtusi i autobusit është plagosur lehtë.
Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.
Thuhet se tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”.
Deri tani nuk raportohet për të tjerë të lënduar.
Mediat kanë publikuar edhe pamje të aksidentit.